Shefati mbetet kampion, edhe hungarezin e dytë e "palon"
Lokale

Shefati mbetet kampion, edhe hungarezin e dytë e "palon"

02.May.2015 23:29
0
Boksieri Shefat Isufi ka regjistruar fitoren e tij të 17-të në boksin profesionist, duke mposhtur në Gjermani, boksierin hungarez Achilles Szabo.

Kampioni në kategorinë WBCA dhe së fundmi në versionin WBC, 25 vjeçari nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma, ka arrit të shënojë edhe një fitore, njëherit duke mbrojtur kështu titullin e kampionit.

Si gjithmonë i kujdesshëm, Shefati, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka arrit që me nokaut në raundin e pestë të fitojë nga hungarezi Achilles Szabo, raporton Titulli.com.

Ky është rekordi i ri i fitoreve, gjithsejtë 17, (13 KO), 2 humbje e 2 barazime.

Boksieri shqiptar u tregua i kujdesshëm gjatë ndeshjes, duke treguar superioritetin ndaj hungarezit.

Shefat Isufi, më 28 mars, arriti të bëhet kampion Mediteran në versionin WBC duke mundur me KO hungarezin tjetër Istvan Zeller. /Titulli.com/

Mbështetje e pa rezervë për lirinë e medias
Si po zbehen takimet e vendlindjes në Medvegjë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration